Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e djeshme në Butrint në koncertin e Carla Brunit, bashkëshortes së ish-presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy. Rama kishte pranë bashkëshorten e tij, Lindën dhe djalin Zaho ndërsa në krah Sarkozyn.

Pas koncertit, gazetarja e TV Klan ka shkuar të marrë në intervistë kryeministrin për ta pyetur mbi përshtypjet e koncertit. Mirëpo Zaho nuk e ka lejuar të atin të flasë duke ia marrë nga dora mikrofonin gazetares.

Pas minutes 20 kemi momentin kur Zaho “nuk e le” Ramën të japi intervistën