Skuadra e Napolit po zhvillon stërvitjen e dytë në ‘Dimaro’. Gjatë kësaj stërvitje ka ndodhur një situatë jo fort e mirë, ku protagonist kryesorë ka qenë futbollisti Kevin Malcuit.

Futbollisti gjat stërvitjes pati një përplasje dhe “u shemb” në tokë dhe u mendua se ishte pa ndjenja. Stafi mjekësor dhe të gjithë futbollistët vrapuan drejt tij.

Ancelotti ndali në moment stërvitjen e ekipit të tij, por fatmirësisht mbrojtësi u ngrit me këmbët e tij dhe doli jashtë fushave. Tifozët e duartrokitën, ndërsa futbollisti i falënderoi.