Real Madridi mbrëmë ka pësuar humbje në “Bernabeu” me rezultatin 2-0 nga Real Sociedadi në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga. Skuadra e Santiago Solarit nuk e ka filluar aspak mirë vitin 2019, pasi barazoi edhe ndaj Villarrealit në ndeshjen e kaluar.  Mesfushori kroat i Realit ka folur pas ndeshjes, ku ka thënë se skuadra nuk është në nivelin më të mirë.

“Shumë prej nesh nuk janë në nivelin e duhur, nuk mundet të pësojmë gola në fillimin e çdo ndeshje”, ka thënë fituesi i Topit të Artë. “Nuk është çështje fati, ne krijojmë shumë, por topi nuk futet në rrjetë dhe nga ana tjetër pësojmë shumë. Ka arsye që shpjegojnë pse gjërat nuk po shkojnë mirë”.

“Duhet të përmirësohemi shumë, pasi nuk ndodhemi në momentin tonë ideal. Duhet të jemi më të bashkuar si skuadër në fushë. Nuk duhet të flasim sikur të kemi humbur kampionatin, duhet ta marrim ndeshje pas ndeshje, si burrat dhe të rregullojmë gjërat”.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here