Largimi i Cristiano Ronaldos duket se ka qenë vetëm pjesa e parë e humbur e një perandorie që fillon të shpërbëhet.

Ylli tjetër që pritet që të braktisë “Los Blancos” është mesfushori Luka Modriç, i cili duket se i ka humbur durimin.

Kroati është duke menduar për të filluar një aventurë të re dhe skuadra ku ai pritet që të vijojë karrierën është Interi të cilët janë të gatshëm ta mirëpresin atë me krahë hapur gjatë merkatos së verës.

Nerazzurrët kanë nevojë për një lider në mesfushë dhe Modriç është lojtari i duhur për atë pozicion.

Modriç ka një kontratë me Realin e Madridit deri në qershor 2020 dhe deri më tani nuk ka vendosur që ta rinovojë dhe një marrveshje e tillë vështirë se do të vijë, duke pasur parasysh moshën e koratit. (TemA)

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here