Është prezantuar këtë të premte në Prishtinë projekti i stadiumit kombëtar të Kosovës, i cili pritet të jetë madhështor dhe modern, i cilësuar si projekti më i madh i infrastrukturës sportive në historinë e Kosovës. Stadiumi do të ketë 30 mijë vende dhe do të ndërtohet pranë aeroportit Adem Jashari, me një fushë stërvitje dhe i rrethuar me hotele.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova do të ketë stadiumin më të bukur në Ballkan. “Duhet të fillojë këtë vit. Këta djemtë tanë janë duke bërë diçka të jashtëzakonshme, janë duke bërë të jashtëzakonshme edhe momentin kohor në të cilin jemi. Shpeshherë shumë njerëz pyesin se si mund të bëhet dallimi. Dallimi bëhet në momente bëhet kur të gjithë janë të njëjtë”, tha Veseli.