Cindy Marina është zgjedhur Miss Univers Albania 2019, në garën e zhvilluar mes 19 vajzave të cilat konkurronin për kurorën e më të bukurës. Në momentin e shpalljes së saj fituese, Cindy Marina mori kurorën nga fituesja e vitit të kaluar, Trejsi Sejdini.

Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e 68-të të Miss Univers 2019 i cili këtë vit do të mbahet në Korenë e Jugut.

Fituesja e kurorës është një volejbolliste e cila është rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kthehet pas shumë vitesh në vendin e saj.