Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira, po shijon së fundmi suksesin e bashkëpunimit me Claydee, të titulluar “Loquita”, bashkëpunim i cili është pritur mjaft mirë nga publiku. Kënga ka arritur 5 milionë klikime në Youtube dhe është kthyer në një ndër hitet e kësaj vere.

Këngëtarja, e cila në klip u shfaq me flokë të gjata, vendosi të bëjë ndryshimin e madh në pamjen e saj. Eleni i është bashkuar trendit të fundit dhe i ka prerë shkurt flokët e saj, ndërsa fotot me look-un e ri i ka ndarë me ndjekësit në Instagram. Duhet ta pranojmë se këngëtarja duket një yll me modelin e ri të flokëve, për të cilin e kanë komplimentuar ndjekës të shumtë.