Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen e financimit mes Shqipërisë dhe KfW në kuadër të projektit të transportit të gjelbër në Tiranë.

Në këtë marrëveshje Shqipëria përfaqësohet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Marrësi), Bashkia Tiranë (Agjencia zbatuese e projektit).

Sipas vendimit të Qeverisë, kjo marrëveshje mes Shqipërisë dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), dhe konsiston në shërbimet e ekspertit ndaj agjencisë zbatuese të projektit, në kuadër të projektit të transportit të gjelbër në Tiranë, që financohen nga një fond i veçantë i siguruar nga qeveria Federale Gjermane, me një grant në shumën 1 670 000 (një milion e gjashtëqind e shtatëdhjetë mijë) euro.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare. /Tiranapost.al/