Skënderbeu ka fituar edhe në miqësoren e dytë të zhvilluar në Durrës kundër ekipit të Kategorisë së Parë, Bylis.

Kampionët e Shqipërisë triumfuan me rezultatin e thellë 4-1 duke zhvilluar një 90 minutash pozitiv.

Golat për skuadrën korccare u shënuan nga ana e Muazakës me penallti, Dita, Oto Xhon dhe Asani që është dhe blerja më e re e bardhekuqëve që debutoi me gol. 23- vjeccari Elmir Asani vjen tek Skënderbeu nga Kosova.

Ndërkohë, edhe skuadra e Teutës ka zhvilluar një tjetër test miqësorë kundër ekipit të Kastriotit e cila u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Golat në këtë takim u shënuan nga Vatnikaj për krutanët dhe Sidibe.

Luftëtari bëri një paraqitje të mirë në takimin ndaj Orikut ku shkëlqeu blerja e re e bluzinjve, Realdo Fili.

Fili debutoi me gol duke i dhënë epërsinë bluzinjve në minutën e 12-të, ndërsa Dunga vulosi shifrat në 2-0.

Ndërsa, skuadra e Flamurtarit bëri një takim miqësorë brenda familjes duke u ndeshur ndaj Flamurtarit U-19.

Kuqezinjtë e Ilir Dajës triumfuan me rezultatin tenistik 8- 0.

Shenues për vlonjatët ishin, Musta dhe Batha nga një dopietë,Ribaj,Useini, Mustafa, dhe Haruni.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here