Është zbuluar kërkesa me shkrim dore në një letër nga studentët që dolën në protestë dhe përgjigja nga ana e ministres së Arsimit Lindita Nikolla. Në një shkresë zyrtare, Ministrja referuar me pikat e kërkesës njofton se: Lidhur me pikën 1.6. dhe 7 për vlerësimin e tarifave të studimit, vlerësimin e kushteve të rezidencave studentore dhe buxhetit për arsimin e lartë dhe sipas kërkesës suaj, do të ngrihen grupet e punës, me përfaqësues të këshillave studentorë, MASR dhe institucioneve publike të arsimit të lartë.

Lidhur me pikat 2 dhe 3 të kërkesës, konsiderojmë se është e nevojshme të vlerësohen ndryshime ligjore të cilat do të jenë gjithashtu pjesë e dispozitave të grupeve të posaçme të punës që do të ngrihen. Lidhur me pikën 4 dhe 5, sqarojmë se mbështetja studentore për kërkimin shkencor dhe të studentëve të ciklit të tretë të studimeve përfshirë dhe gradën shkencore Doktor, tashmë është e mbrojtur ligjërisht.

Lidhur me pikën 8, sqarojmë se tashmë nga ana e MASR janë marrë masat e nevojshme dhe brenda vitit akademik 2018-2019 të gjithë studentët do të jenë të pajisur me kartën e studentit. Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit është e hapur dhe e gatshme për të diskutuar në institucione, sipas çdo formati të propozuar nga ju të gjitha çështjet e ngritura.

Më poshtë letra e studentëve: Drejtuar: Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
Ministres së Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla Lënda: Kthim përgjigje me shkresë zyrtare 1. Përgjysmim i tarifës së studimi2. Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekan/rekor dhe rritja e përfaqësisë së studentëve në senatin akademik me 20%. 3. Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillet Studentore, Ligji i Arsimit të Lartë pika 2 kërkojmë që Bordi i Administrimit të IAL-ve të ketë numër të barabartë votash si nga Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe IAL-të dhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët. 4. Mbështetje e studentëve për kërkime shkencore. 5. Mbështetje e studentëve të doktoraturës me fonde për kërkimin shkencor. 6. Përmirësim i kushteve të konvikteve të Universiteteve. 7. Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë.

8. Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e Studentit brenda vitit akademik 2018-2019. Presim përgjigje zyrtare me shkrim deri në orën 14:00. Kërkesa drejtohet nga Këshilla studentor. Tiranapost.al

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here