64 vjeçari Trifon Gari, i cili jetonte i vetmuar dhe i pastrehë që nga sot do të jetojë në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjirokastër. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dhënë lajmin e mirë me një postim facebook, e cila shkruan se pas referimit të rastit pranë strukturave të Shërbimit Social Shtetëtor në Gjirokastër, i moshuari është strehuar në Shtëpinë e të Moshuarve ku po merr përkujdesjen e nevojshme nga stafi i qendrës.

Manastirliu thekson gjithashtu se të gjitha Institucionet e Përkujdesit Shoqëror janë në gadishmëri për të mbështetur fëmijë, persona me aftësi të kufizuar, të moshuar që kanë nevojë për strehim urgjent, në këto dië të ftohta dimri.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here