Brenda muajit Mars, avioni i Air Albania, kompanisë ajrore shqiptare, do të ngrihet në qiell. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi në studion e ERTV se avioni do të fluturojë me kodin shqiptar ZA, kod që do ta identifikojë atë në qiellin europian si flamur shqiptar.

“Air Albania ka përfunduar shumë nga fazat e detyrueshme për t’u kaluar, testimit, trajnimit dhe licensimit të personelit, gjithçka tashmë ka përfunduar, është bërë edhe marrëveshja financiare midis palëve dhe ka kaluar në mbledhjen e kësaj jave në qeveri, aprovimi kësaj marrëveshjeje”, tha Balluku.

Synimi sipas Ministres, ka qënë për të krijuar një ambient sa më të favorshëm dhe një kompeticion sa më të drejtë në tregun shqiptar të aviacionit, sa i takon çmimeve më të lira për bileta fluturimi të qytetarëve shqiptarëve.