Serbia po vazhdon të insistojë tek Bashkimi Evropian që Kosova të heqë taksën ndaj mallrave të saj.

Madje, zyrtarë të lartë nga Beogradi po vlerësojnë se humbjet që i janë shkaktuar Serbisë nga kjo tarifë janë shumë të mëdha.

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Ljajic tha sot se Serbisë po i shkaktohet çdo ditë një milion euro humbje nga taksa.

Duke vlerësuar se taksa është shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s, Ljajic i ka bërë thirrje BE-së që të jetë më aktive në presionin ndaj Prishtinës për heqjen e tarifës.

“BE-ja duhet të jetë më e përfshirë. Është e nevojshme që të gjitha pyetjet e hapura të vihen në tavolinë dhe të hiqen barrierat tregtare”, tha ai.

Kujtojmë se SHBA-të po i bëjnë thirrje Prishtinës që të pezullojnë taksën ndaj Serbisë.