Shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Dritare’, të Rudina Xhungës në News 24.

Ajo foli për librin e saj “Bëhu i bukur” dhe foli ndër të tjera për kryeministrin Rama, kur e ka njohur dhe si e sheh sot si politikan.

“Unë kam bërë dy emisione për Edi Ramën. Të dyja kanë qenë me ekspozitat e artit, në TVSH.

Ekspozitën e parë e kemi bërë, duke shkuar në disa kodra përtej Mulletit, sepse ai donte të bënte në atë kohë disa punë me shkopinj.

Edi ka qenë natyrë shumë e ndjeshme, të paktën, në atë kohë, për aq sa e kam njohur.

E bëmë atë emision me shumë dashuri. Mora një kopje në televizion dhe me disa njerëz ia çova.

Pastaj, në kushte shumë të ftohta marrëdhëniesh, sepse u bë ministër.

Unë kam një jetë pa biseduar me të. Që në momentin kur vuri këmbën në politikë, pothuajse zero.

Rama si politikan, si të duket?, ishte një nga pyetjet që i bëri gazetarja Rudina Xhunga dhe Mimoza Ahmeti u përgjigj duke thënë:

“Në përgjithësi janë disa standarde, që dallojnë një vend nga një tjetër, nga zhvillimi.

Standardet që te shërbimet janë shumë më të mira.

Mendoj që dhe jeta intelektuale është më e qetë dhe më e sigurt, mendimi im.

Intelektuali mund të signifikojë lehtësisht, brenda disa normativave të caktuara.

Akoma nuk është krijuar ajo hapësirë e madhe.

Një vërejtje, që nuk më takon fare se kam ardhur si shkrimtare këtu, perceptoj që nëse trupi ka dy sisteme qarkullimi gjaku, i vogli dhe i madhi.

Le të supozojmë që me këtë të voglin është shoqëria politike, mendoj që qarkullimi më i mirë po i bëhet sistemit të vogël.

Kjo sferë po mban një ngarkesë më të mirë sesa sfera tjetër.

Sfera tjetër është në kërkim përmirësimesh”/dritare.net.