Mesa duket moti nuk është me Partinë Demokratike pasi dita e sotme është karakterizuar nga reshjet e shiut.

Për pasojë militantët janë mbledhur në selinë e PD-së dhe po pajisen me çadra në mënyrë që të mos lagen gjatë qëndrimit para Kryeministrisë.

Ajo që bën përshtypje është fakti se PD ka qenë e përgatitur për motin e paqëndrueshëm ndaj ka porositur çadra mbi mbulesën e të cilave shkruhet “Rama ik”. (Lexo.al)