Andrè Silva është larguar nga grumbullimi i Milanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi do ta vijojë karrierën te Monaco. Drejtuesit e klubit kuqezi kanë gjetur gjuhën e përbashkët me homologët e skuadrës nga Principata për transferimin e portugezit për 30 milionë euro. Ky është hapi i parë i italianëve për të mbërritur te Correa, duke para që në orët e ardhshme është programuar një takim mes Paolo Maldinit dhe përfaqësuesve të Atleticos për të mbyllur marrëveshjen për argjentinasin.

Për momentin, diferenca mes ofertës dhe kërkesës është 10 milionë euro. “Los Colchoneros” insistojnë se Correa vlen 50 milionë euro.

Patrick Cutrone, për momentin po bën rezistencë dhe nuk është entuziast për kalimin tek Wolverhamptoni në Angli, por edhe Kessie pëlqehet në Premier League dhe mund të shërbejë për të mbushur arkat. Në pritje të arritjes së marrëveshjes për Correan, Giampaolo është i kënaqur me Suson, i aktivizuar si trekuartist në këto ditë të para të grumbullimit.

Bennacer, triumfues në Kupën e Kombeve të Afrikës me Algjerinë, është gati të veshë fanellën kuqezi, edhe pse do të qëndrojë edhe 1 javë pushim para se të vihet nën urdhrat e Giampaolos, kur Milani të kthehet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.