Diva e muzikës pop, Beyonce, është këngëtarja e kolonës zanore të filmit më të famshëm të momentit, “The Lion King”, ku ishte e pranishme edhe vajza e saj Blue Ivy. Gjithashtu, këngëtarja luan në film edhe rolin e luaneshës Nala. Mirëpo, për shkak të angazhimeve të shumta, Beyonce nuk ka mundur të jetë e pranishme në momentin e realizimit të fotos me protagonistët e filmit.

Ndaj, atë e kanë photoshop-uar, duke e bërë foton të duket sikur edhe Beyonce ndodhet aty. Ishte prezantuesi dhe komediani i njohur John Oliver, ai i cili ka zbuluar këtë sekret të këngëtares që deri tani askush nuk e kishte kuptuar. Oliver pranoi se Beyonce nuk ishte fare e pranishme gjatë shkrepjes së fotos me kastin e protagonistëve.