Lori Hoxha njihet për stilin e saj në të veshur me trendet e fundit dhe plot shije. Fashionistja posedon një varg koleksionesh me çanta e këpucë të cilat i paraqet edhe me fotot që poston në rrjete sociale ku është një ndër vajzat më të ndjekura.

Së fundmi gjatë pushimeve në Mykonos, Lori u shfaq me një veshje verore që tërhqoi menjëherë vëmendjen. Sipas profilit të What they wearin kjo veshje kap çmimin e mijëra eurove.

Fundi i markës Zimmerman kushton 520 euro, bluza e po të njëjtës markë kushton 395 euro, çanta e vogël e markës Louis Vuitton kushton 2,380 euro dhe sandalet Valentino janë plot 630 euro. Kjo veshje e tëra shkon 3,900 euro.