Michael Jackson është kapur nga kamerat e sigurisë (CCTV) teksa blinte një unazë martese me një fëmijë. Së fundmi në internet po qarkullon një video, që është xhiruar në vitin 1989, e këngëtarit të ndjerë në një dyqan bizhuterish së bashku me një djalë të vogël.

Mbreti i muzikës pop ishte i maskuar me mbajtur paruke, kapelë, mustaqe dhe dhëmbë fals, në mënyrë që të mos njihej. Ai u kishte thënë shitësve se dëshironte të blinte një unazë martese dhe se planifikonte të martohej me fëmijë shkruan The Sun.

Michael
Kjo vjen pas shfaqjes së dokumentari “Leaving Neverland” ku u sollën tregimet e dy të abuzuarve seksualisht. James Safechuck dhe Wade Robson thanë se janë abuzuar nga këngëtari i njohur pbr vite me radhë kur ishin fëmijë. Ata gjithashtu treguan se Jackson kishte organizuar një martesë me njërin prej fëmijëve në fermën e tij pa zbuluar emrin se kush ishte.

Safechuck ka thënë se kishte qenë 10 vjeç kur këngëtari kishte organizuar martesë në dhomën e tij të gjumit në fermën Neverland. Ndërsa pas publikimit të kësaj videoje, thuhet se unaza me diamante ishte blerë pikërisht për këtë rast.