Meteorologët paraashikojnë që moti i keq do të pushtojë Jugun e Italisë. Në buletinin e motit, Estofex ka paralajmëruar për rr.ezikun e shirave të dendur dhe të erës, breshërit, madje edhe tornado. Moti i keq vazhdon të mbajë kontrollin e tij mbi Italinë dhe pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën Qendrën për disa ditë, fenomenet shtrihen edhe në gug dhe Estofex (Eksperimenti Evropian i Parashikimit të Stuhive) ka shpallur alar.min për rajonin e Italisë së Jugut.

Niveli 1 i alarmit vjen për Sicilinë, Italinë Jugore dhe zonat përreth kryesisht për shkak të stuhive të forta të erës, breshërit dhe rrezikut të tornadove.Niveli 1 i alarmit gjithashtu për Rumaninë jugore, Bullgarinë dhe Greqinë jugore kryesisht për breshër dhe erëra të fuqishme në formën e tornadove.