Presidenti i vendit Ilir Meta ka dal sot në një konferencë për mediat që vjen në një situatë të tensionuar politike, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi kërkesën e Partisë së Unitetit Kombëtar, duke lënë në fuqi 30 qershorin. Kreu i shtetit deklaroi se Kolegji Zgjedhor nuk ka tager për të shqyrtyar dekretin e presidentit.

Më tej gjatë fjalës së tij Meta deklaroi se zgjedhjet e 30 qershorit janë zgjedhje imagjinare. Ai tha se vendimi i kolegjit është marrë në presionin e mazhorancës. “Mjafton të shikojmë fotot që keni botuar ju dhe duket. Shumë të trembur dukeshin“, tha presidenti.

Meta theksoi se vetëm Gjykata Kushtetuese mund të gjukaojë vendimin e presidentit. “Vendimi i djeshëm është truk procedurial për të justifikuar paligjshmërinë e organziatës së PS në KQZ dhe përpjekje e dëshpëruar për një operacion prapogandistik brenda e jashtë vendimit për të anatemuar vendimin e kreut të shtetit”. Sipas Metes procesi zgjedhor nderkohe qe dekreti eshte i botuar ne fletoren zyrtare. “Dje në Kolegjin Zgjedhor u shqyrtua kërkesa e një partie kundër vendimit të KQZ që e pengonte një parti të çregjistrohej nga zgjedhjet imagjinare të 30 qershorit. Kolegji e rrëzoi kërkesën për çregjistrimin e saj. Vendimi ka të bëjë vetëm me marrëdhenien e partisë ankuese dhe organizatës socilaiste në KQZ që kanë vendosur të zhvillojnë një proces të paligjshëm në 30 qershor”, tha Meta.

Ai tha se në Republikën e Shqipërisë ka vetëm një institucion që e vendos datën e zgjedhjeve, “Ai është Presidenti“.