Juventus ka transferuar Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey, dy mesfushorë të kalibrit të lartë.

Kështu që Blaise Mautidi është i lirë të largohet nga Zonja e Vjetër nëse vjen një ofertë e denjë.

Sipas Goal, klubi që kërkon kampionin e botës duhet të bëjë gati 25 milionë euro.

Favorit kryesor për firmën e ish-lojtarit të PSG është rivali në Ligue 1, Monaco, që ka sinjalizuar se është gati të negociojë.