Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar mesazh urimi me rastin e Vitit të Ri nga Presidenti amerikan Donald Trump.

“Nder për mua dhe Anitën të pranojmë urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Zonjës së Parë Melanie dhe të birit Barron. Në frymën e miqësisë së përhershme, Kosova aspiron ndërtimin e ardhmërisë së saj mbi themelet dhe vlerat, që përfaqësojnë shteti dhe kombi i madh amerikan. Bekuar qofshin dy popujt tanë”, shprehet Haradinaj./KosovaPress

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here