Këngëtarja e njohur shqiptare, Irma Libohova, tregon pasazhe nga jeta teksa ndalet dhe në këngën e saj më të re.

Në intervistë tek Abc News, Irma Libohova ka zbuluar dhe disa të pathëna nga karriera e saj.

Irma ka rrëfyer për vitet e para të karrierës së saj ku siç tregoi nuk ka pasur veshje për të dalë në festivale dhe për këtë arsye u kërkonte borxh mikeshave të saj.

“Asnjëherë s’kam dashur të dal me ato veshjet uniforme, gjithë standarde. Njëlloj ishin të gjitha, ishte e njëjta copë.

S’kam dashur të jem njësoj dhe gjithmonë pa pikën e turpit kam kërkuar borxh. M’i jepnin sepse jam korrekte dhe i ktheja shpejt.

E kujtoj me shumë dashuri domethënë, në disa shtëpi kur kam shkuar kam kërkuar dhe provuar me shumë dashuri m’i kanë dhënë.

Dikush na referonte që kësaj i vijnë plaçka nga jastë shtetit. Se kemi qenë dhe më të lirë jo kaq të ngurtë sa sot”, ka treguar këngëtarja.