Kontroll i posaçëm vetëm për shoferët e autobusëve të linjave urbane nga policia orët e para të mëngjesit të sotëm pas ankesave të qytetarëve. Dy shoferë janë konstatuar të dehur dhe gjithashtu janë vendosur 34 masa administrative për shkelje të tjera të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë si më poshtë:

Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas, kryesisht telefonata për përdorim alkooli nga drejtuesit e autobusëve, manovra të rrezikshme në rrugë, mosrregullim shpejtësie etj., organizoi disa pika kontrolli me aparat Drager, në orët e para të mëngjesit, me qëllim verifikimin dhe kontrollin e nivelit të alkoolit tek drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie, ku përgjatë 1 ore u verifikuan dhe kontrolluan 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane dhe vetëm dy prej tyre rezultuan nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu përgjatë kontrolleve u vendosën edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. 🚔👮♀, e kryeqytetit falënderon të gjithë qytetaret që përcjellin shqetësimet e tyre në adresë të Policisë së Shtetit dhe garanton përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në vlerësimin dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

TiranëPolicia Rrugore e Tiranës, nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve të transportit publik qytetas, kryesisht telefonata për përdorim alkooli nga drejtuesit e autobusëve, manovra të rrezikshme në rrugë, mosrregullim shpejtësie etj., organizoi disa pika kontrolli me aparat Drager, në orët e para të mëngjesit, me qëllim verifikimin dhe kontrollin e nivelit të alkoolit tek drejtuesit e mjeteve të kësaj kategorie, ku përgjatë 1 ore u verifikuan dhe kontrolluan 78 autobusë të linjave të ndryshme urbane dhe vetëm dy prej tyre rezultuan nën efektin e alkoolit.Gjithashtu përgjatë kontrolleve u vendosën edhe 34 masa administrative, për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor. 🚔👮♀, e kryeqytetit falënderon të gjithë qytetaret që përcjellin shqetësimet e tyre në adresë të Policisë së Shtetit dhe garanton përgjegjshmëri dhe profesionalizëm në vlerësimin dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.

Gepostet von Policia e Shtetit am Mittwoch, 7. November 2018

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here