Brenda kësaj jave Juventusi pritet ta finalizojë blerjen e Matthijs de Ligt nga Ajaxi.

“Sky Sport Italia” këmbëngul se drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratici, është duke u përpjekur që ta zyrtarizojë transferimin, para se bardhezinjtë të nisen për në turneun parasezonal në Azi.

Në rast të nënshkrimit, De Ligt do të bëhet mbrojtësi i tretë që transferon Juve këtë verë pas Merih Demiral dhe Cristian Romero.

Paris Saint-Germain dhe Barcelona janë tërhequr nga gara për qendërmbrojtësin holandez, i cili preferon nënshkrimin me klubin bardhezi.

De Ligt do të ishte blerja e tretë në mbrojtje e Juventusit këtë sezon, pas Merih Demiral dhe Cristian Romero.