Shefi i kuzhinës Renato Mekolli është kthyer nën jë ndër emrat më të njohura të showbizit shqiptar.

Ai tërhoqi vëmendjen e publikut me emisionin e tij të gatimit, ku pjesëmarrësit konkurronin për t’u bërë shefa të zotë të kuzhinës. Mirëpo fama e tij ka arritur deri në Izrael, ku Renaton e kanë përmendur në edicionin qëndror të lajmeve.

Ata vlerësojnë Renaton, emisionin dhe restorantin e tij, gjë që e ka bërë shefin e kuzhinës të ndihet krenar për punën e tij.

Madje, ai e ka ndarë videon nga edicioni i lajmeve në profilin e tij në Instagram.