Ndërkohë që vendi vijon të jetë në krizë politke, Presidenti Ilir Meta vazhdon të relaksohet. Dosja.al ka siguruar një foto ku Meta shijon freskinë e detit me një mikun e tij të veçantë biznesmen, Klodian Asllanin.

Ilir meta dhe Klodian Asllani
Asllani është bashkëshorti i këngëtares shqiptare Zaimina Vasjari.

Meta dhe Klodi shihen të veshur me rroba banjoje teksa ndodhen në një nga jahtet luksoze e biznesmenit. Të dy bëjnë simbolin e shqiponjës me duar në mes të detit dhe shikojnë nga kamera të buzëqeshur.

Ndërkohë në tavolinën pranë dyshes vihet re se ka disa pije alkolike, një shishe birrë dhe dy gota verë të kuqe, që lë të nënkuptohet se Metën dhe Klodin është edhe dikush tjetër, që me siguri ka shkrepur foton.

Klodian Asllani u përfol në media pasi këngëtarja bëri publike lidhjen e saj. Ai njihet si një biznesmen i fuqishëm që merret me sipërmarrje të shumta, nga konstruksionet e çelikut e deri tek pasuritë e patundshme.. Dosja.al