Luana Vjollca këtë periudhë është fokusuar tek muzika duke sjellë videoklipe të njëpasnjëshme duke kujtuar këtu bashkëpunimet e fundit me Danin dhe grupin TNT. Përpos punës së palodhshme me projektet muzikore, Luana ka gjetur kohën të realizojë edhe një set fotografik.

Këngëtarja ka realizuar një set të ri fotografik ku shfaqet e veshur me jeshile, me pantallona të gjata të zbërthyera, reçipeta dhe xhaketë. Fotot janë pëlqyer shumë dhe ky look i Luanës nuk ka mbetur pa u komentuar. Këngëtarja ka njoftuar se së shpejti do të publikojë një këngë të re që pritet të vijë në bashkëpunim.