Nga Anri Bala

Rrotullat janë gati të fabrikojnë, gjithfarë argumenti që u kalon në mendjen e tyre shterpë me ide, por e mbushur me cinizëm dhe poshtërsi, se në vendin tonë do të instalohen 600 mijë refugjatë sirian dhe që Europa, do të shpëtonte njëherë e mirë prej tyre, vetëm duke na i lënë ne në derë, si “lopa bajgën”, ndërsa Edi Rama do të vishej me pelerinën e heroit dhe si “haraç” për nderin e bërë, do shpërblehej me hapjen e negociatave… meqë, po “lyp me dëshpërim”, mbështetjen ndërkombëtare!

Rrotullat e mendimit, që nuk lënë ekran televizioni pa uzurpuar, tamam si terrorist të Shtetit Islamik, nuk e kanë kuptuar akoma, se me mplakjen e tyre fizike, ka nisur dhe mpirja e tyre logjike dhe nga trullosja, nuk arrijnë të dalin në konkluzione, se për bllokimin e negociatave, të vetmit të interesuar, janë këta sharlatanë, që llapin pa tekflif dhe miqtë e tyre vrasës dhe hajdut, të vënë në panik!

Pra, sa më pranë i afrohemi Europës, rrotullat dhe miqtë e tyre pagatorë, hajdut dhe vrasës, që ndodhen brenda në politikë, fillojnë të bëjnë aplikimet për azil politik, sidomos tek ato vende, që nuk kemi marrëveshje për ekstradim…! Këta sharlatanë, cinik dhe pervers mediatik, me kauzën e paqenë të sirianëve, ku sipas të gjithë sinjaleve, që vijnë nga perëndimi, nuk ka asnjë projekt për bazën e refugjatëve sirian në Shqipëri, punojnë ditë natë e natë ditë, nëpër shtretërit e “tutorëve” të tyre politik, për të krijuar amulli dhe pakënaqësi, për një copë “bakshish”… por janë aq të ulët dhe imoral, sa pasi mbarojnë atë muhabetin… i pyesin tutorët: A u kënaqe?!

I quaj pervers mediatik, sepse rrotullat e mendimit, ndjejnë kënaqësi kur sajojnë poshtërsi… të gjithfarëlloji, me shpresën se do të përhapin panik… por si “miop” që janë, nuk lexojnë, se si tallen dhe telendisen nga qytetarët e vëmendshëm, pasi e njohin mirë “xhinsin” e tyre, me dy klasë shkollë në gazetari, por ekselent për poshtërsi!

Këta nostalgjikë të vrasësve dhe hajdutëve, që e konsiderojnë gënjeshtrën mall pa zot, lehin vetëm kur shikojnë “kocka të varura mbi tavan”. Për ne, nëse do të vijnë… 600 mijë sirianë, mirë se të vijnë, mjaft që mos të na shohi syri si këta vrasës, hajdut dhe sharlatanë!

Është kriminale të përhapësh panik, pa pasur asnjë arsye, asnjë rrezik, përveç intrigës së ndyrë të këtyre perversave, që i kanë kthyer mediat e tyre si bordello, ku kalojnë çdo ditë pleqtë e fshatit, për tu kënaqur me pagesë, duke parë nga vrima e çelësit.

Pasi mbarojnë punë pleqtë e mbaruar dhe të sakatuar nga “allatet”, dalin dhe u shesin mend shokëve për burrërinë që treguan, duke e ngritur bordellon në këmbë dhe historia merr dhenë, e pleqtë dalin “krenar” përpara gjithkujt, por të trembur e qesharak para gruas, që as që bëhet xheloze për burrin… pa allate dhe gjithë atyre, që ua njohin vesin dhe sëmundjen.

Kjo tufë delirante pensionistësh, turpërisht dhe çuditërisht, “gjuajnë” për një tufë të paditur dëgjuesish, që janë kudo, me teknologjinë e shpifjes në dorë dhe trastën e poshtërsive në kurriz. Por, e dinë mirë, se pleqtë gënjejnë, e duke patur të njëjtin hall, përse mos t’i bashkohen dhe ata… gënjeshtrës?!

Në Shqipëri, nuk do ketë asnjë kamp… në Shqipëri, nuk do ketë asnjë sirian, iranian, irakian dhe libian… sepse edhe t’i presim me lule, ato e dinë mirë se ku po vijnë dhe kurrë nuk do të pranonin, sepse destinacioni i tyre nuk është Shqipëria, që ata e njohin shumë mirë.

Për ato që nuk e dinë, që natyrisht kurrë nuk kanë lexuar ndonjë “rrjesht” në jetën e tyre, kombet dhe vendet e tyre. janë shumë më të zhvilluara se Shqipëria dhe shqiptarët, qytetarë më të pasur në lekë dhe prona, por të drobitur dhe të dëbuar nga lufta… ndaj duhet t’ua sqaroj dikush, këtyre bërdellove mediatike, se sirianët nuk janë tufa e shpellarëve, që zbritën dhe pushtuan metropolet europiane, duke na nxirë e sterrosur emrin dhe kombin, e sot janë qytetëruar dhe na bëjnë ksenofobin!

Historia e pleqve me vese të bordellove mediatike, se negociatat na kushtojnë 600 mijë refugjatë… është qesharake dhe e pabesushme, ndërsa trillimi ua nxjerr bythën në pazar… si struci, këtyre sharlatanëve. Duke u mbështetur në tregimet e tyre të stisura dhe të sajuara me plot fantazi (këta as tek vrima e çelësit të derës së kancelarive europiane, nuk i kanë lejuar të shikojnë), pronarët e bordellove mediatike, për t’i dhënë famë gënjeshtrës së tyre, s’pushojnë duke na folur për ushtri, që do të pushtojnë me të dëbuar… Shqipërinë!

Kanë ditë, që pleqtë perversa gëzojnë duke imagjinuar, sikur kanë masturbuar në ëndërr, por e dinë shumë mirë, që kjo nuk ka për të ndodhur kurrë! Vetëm nëpër bordello medio-politike si kjo e jona, thuren të tilla histori, bile jashtë kufijëve të imagjinatës, sepse atje pleqtë mund të kënaqen, edhe duke e imagjinuar qejfin, e duke përsëritur papushim deri në vuajtje: Në mos qoftë u sajoftë, në mos qoftë u sajoftë…ëndërra, që qeveria do rrëzohet!/Ekskluzive.al/j.j