Të enjten në Bruksel vazhdojnë bisedimet Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky është takimi i katërt i fazës finale për arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për KosovaPress e konfirmon takimin dhe shpjegon se çfarë pret nga ky takim.

Si gjithmonë, e quan takim të vështirë, e duke folur për presidentin serb, Aleksandar Vuçiç ai thotë se më me dëshirë do të dialogonte më një dreq sesa me të.

“Pres që do të jetë një takim i vështirë, i rëndë, sepse homologu im nga Serbia është një bashkëbisedues i vështirë, i komplikuar e ne të njëjtën kohë edhe i ngarkuar. Mund të them se dëshirën më të madhe do të isha ulur me një dreq në tavolinë për të biseduar, sesa më Aleksander Vuçiçin, sepse ai me tërë potencialin e tij, tërë arsenalin shtetëror të Serbisë, po punon për shpërbërjen e Kosovës si shtet, por edhe dëmtimin e institucioneve të Kosovës. Natyrisht që unë do e përballojë, por nuk është e mjaftueshme përballimi i Serbisë, është me rëndësi që i gjithë spektri politik të kyçet në këtë proces, të nxirret sa më shpejt ajo platformë e Kuvendit të Kosovës, të bëhet ekipi i përbashkët e Kosovës, të jemi të gjithë së bashku në tavolinë dhe të fitojmë këtë proces”, thotë ai.

Gjithashtu Presidenti i Kosovës nuk pret që nesër të arrihet një marrëveshje – thotë se finalizimin e saj do e mbyll i gjithë spektri politik.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here