Një vajzë 21-vjeçare nga Pogradeci rrëfeu sot historinë e jetës së saj më emisionin “ Me zemër të hapur”. Ajo është shtatzënë por bashkëjetuesi e ka braktisur. Kohë më parë e reja u njoh me një djalë nëpërmjet rrjeteve sociale. Pasi të rinjtë biseduan midis tyre, filluan të frekuentoheshin. Pas një periudhe jo shumë të gjatë kohore, të rinjtë vendosën të fejoheshin.

Vajza ra dakort të jetonte në shtëpinë e të riut sëbashku me prindërit e tij. Por mosmarrëveshjet e shumta midis tyre filluan të bëheshin pengesë për të vazhduar jetesën sëbashku. Vajza tregon se dh.unohej vazhdimisht nga djali. Ndaj dhe ajo pasi e fali disa herë për hir të mentalitetit vendosi të largohet dhe ta denoncojë.

Në këtë situatë të vështirë e reja mori vesh që ishte dhe shtatzënë. Telashet për 21-vjeçaren nuk kishin të sosur. Djali sipas saj nisi ta kë.rcënonte me jetë ndërsa i kërkonte të abortonte fëmijën . Vajza rrëfen sakrificat që ajo po bën për të sjellë në jetë fëmijën. Ajo kërkon ballafaqim me djalin si dhe i bën apel shtetit ta ndihmojë.