Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion” është trajtuar një temë mjafte e përhapur, “Dashuria për kafshët”. Të ftuar në studio kanë qenë disa personazhe të njohur të ekranit dhe mes tyre ishte edhe koreografi Albi Nako. Ai tregoi një histori të pazakontë dhe bashkëjetesën me një gjarpër shumë të rrallë, Piton dhe u shpreh se ka jetuar rreth 10 vite me të.

“E kam mbajtur edhe në krevat unë. Nuk është se e kisha bashkëshorte jo. Por vija unë në darkë në shtëpi, doja t’i kushtoja kohë dhe e merrja dhe një herë kam qenë përmbys duke parë televizor dhe më ka zënë gjumi fiks siç është ajo shprehja me gjarprin në gji. Kështu kulaç komplet. Ishte nën mua. Nuk reagonte fare”, ka treguar Albi.

Ai tregoi se gjarprin e ka future kontrabandë në Shqipëri, pas Pitoni nuk është i lejuar që të mbahet në vendin tonë. Kur e çoi në shtëpi e ëma kishte menduar se Albi ishte çmendur. Pitoni është një gjarpër johelmues dhe gjatësia e tij shkon deri në 10 metër.