Arbana Osmani, sikurse bëri të ditur pak kohë më parë, është shkëputur përkohësisht nga angazhimi si moderatore, për të rimarrë energjitë e duhura. Ajo ka postuar pambarimisht fotografi nga pushimet e saj dhe së fundmi ka postuar edhe një ku shfaqet me bikini. “Qetësi”-ka shkruar Arbana krahas fotos, ku shfaqet si gjithnjë e qeshur.

Regjisori i programit “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj, ndonëse nuk ka qenë shumë aktiv nëpër rrjete sociale këto kohë, ka ndarë me ndjekësit e tij një foto ku shihet po ashtu i qeshur e ku i pikaset në sfond peisazhi i një vendi bregdetar. I njëjti sfond edhe në fotografinë e Arbanës, na siguron se ata po relaksohen bashkë.

Kujtojmë së kjo lidhje e Arbanës u bë publike fill pasi qarkulloi lajmi se ishte ndarë nga bashkëshorti Ardit Kero, me të cilin ka një djalë që e quajnë Joni.