“Rruga për dialog hapet kur shumica të tërhiqet nga kjo nismë e paligjshme. Presidenti nuk mund të hyjë në debate me një organizatë socialiste, demokrate, apo republikane. Deri sa vijon si një organizatë, le të vijojë. Në Shqipëri për zgjedhjet vendos vetëm Presidenti, as kuvendi, asnjë tjetër. Presidenti është i duruar që të gjithë të reflektojnë.

Duhet të kuptojnë atë që nuk ua thonë as ambasadorët, ua kam thënë edhe atyre, pa zgjedhje me standarde nuk ka çelje negociatash, kjo është e sigurt. Më besoni se jam esëll gjatë gjithë ditës, jo më në mëngjes” tha Ilir Meta.