Zv.kryeministri Erjon Braçe iu ka bërë një apel atyre që duan të prishin zgjedhjet më 30 qershor, që para se të ndërmarrin ndonjë veprim, të reflektojnë për ndëshkimin që i pret dhe të shohin pasuritë e atyre që i urdhërojnë. “Lexova me vemendje kete Qarkoren e Partise Demokratike qe me heret e kisha lexuar ne avujt e rakise se nje politikani e para tij ne tymin e thithur te nje aktori!

Si thoni, “te shmanget me cdo kush perballja me militantet e PS”? Keshtu? Si vijoni, “eshte e pranueshme qe te kete perballje me policine”? Keshtu? Si e mbyllni, “te ngrihet grup pune qe te pamundesoje votimet”? Keshtu? Shikoni, ne #Socialistet do jemi kudo, kudo ne #30QERSHOR. Jo per ju, fare fare! Nga ne nuk u vjen e keqja, imagjinoni ju paguheni nga shteti dhe sulmoni kolonat baze te shtetit qe ju paguan!

Ne do jemi aty per #TeDrejteneVotes! Eshte kushtetuese kjo, eshte e drejte e fituar dhe nuk e tjeterson dot kerkush. Ju, jo e jo! Por askush tjeter qe deshton e nuk fiton kurre dot nje gare pa pushtet, pa polici, pa gjykaten e tij, askush tjeter qe deshton te mbaje veten, leshuar prej panikut te #DrejtesiseseRe. Pra pa frike! Aaaa ju duhet ti trembeni perballjes me ligjin, tamam asaj qe ju kerkojne keta dy tipat te beni! Nga perballja me ligjin vjen #Burgu, madje burg i gjate nese pengoni zgjedhesit te votojne, pra pamundesoni votimet!

#7VITEBURG! Dhe nuk mbaron! Pas burgut vjen izolimi perjete! Madje madje, nese kete e kryeni ne kuader te #OrganizatesseDhunshmePDLSI, nuk do ju ngelet me asgje, zero, duke nisur nga placka qe keni vene. A ja vlen? Une them jo! A i keni pare bizneset e ketyre te Qarkores? A i keni pare deklarimet e tyre te pasurise? Po femijet a ua keni pare kund, i mbajne ketu apo jashte vendit?

Kaq sillni ne mendje, sa te pabarabarte jeni me ta dhe sa te pabarabarte do jeni kur ligji te bjere fort mbi ju e jo mbi ata! Dite te mire”, shkruan Braçe.(TemA)