Lulzim Basha ka mbyllur protestën e gjashtë kombëtare.

Ai thotë se çdo ditë e më tepër shqiptarët bashkohen rreth tij dhe kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama.

Lideri i opozitës premton se nuk do të pranojë më të ulet me kundërshtarin e tij politik.

Në fjalën përmbyllëse ai shprehet se e ka zgjidhjen dhe se ajo është largimi i Ramës.

“E duam Shqiperine si gjithë Europa. Me këtë thirrje kemi nisur qëndrimin tonë më 16 shkurt, që kulmoi sot në pjesëmarrjen më masive popullore, në 29 vite. Mesazhi më i qartë i shpresë që ka nisur e nuk do të fiket deri sa beteja ndaj të keqes të fitohet plotësisht.

Cdo ditë e më shumë bashkimi bëhet më i vendosur, mesazhi i sotëm është i qartë e i prerë, ndaj miqve aleatëve se jemi gati të sakrifikojmë gjithçka për votën e lirë, jemi popull i Europës e nuk do pranojmë kurrë despotizmin antieuropian të një grupi bandidësh e kriminelësh që kanë bllokuar rrugëtimin drejt europës.

Sot japim këtë mesazh të qartë e të vendosur, Europa e dëgjoi zërin tonë dhe tani është koha për zgjdihje politike, largimin e ramës qeveri tranzitore zgjedhje të lira, e vetmja rrugë për të hapur dyert e mbyllura të Europës” u shpreh Basha.