Komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta do të zhvillojë sot mbledhjen e parë. Report tv mëson se mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00. Hapi i parë që do të ndërmerret do të jetë ngritja e një sekretariati teknik që do punojë edhe gjatë muajit gusht. Ndërkohë, brenda muajit korrik komisioni hetimor do të zhvillojë dhe 3 ose 4 mbledhje të tjera.

Kuvendi i Shqipërisë, gjatë seancës të së hënës, miratoi me 101 vota pro dhe 6 kundër ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, me argumentin se ka shkelur rëndë Kushtetutën, me dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Komisioni, i cili do të zgjasë tre muaj, ka në përbërje të tij 9 anëtarë, 5 nga PS dhe 4 nga opozita e re. Në krye të komisionit hetimor është kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.