Javët e fundit para zgjedhjeve europiane po tërheqin vëmendjen e gjermanëve më shumë se kurrë, sipas një anketimi të publikuar sot. Herën e fundit që u zhvilluan zgjedhjet europiane (pesë vite më parë), 38% e gjermanëve u shprehën se kishin një interes të fortë ose shumë të fortë në këto votime.

Tani 56% e të pyeturve në një anketim nga televizioni publik ZDF dhe kompania e sondazheve “Forschungsgruppe Wahlen” shprehën interes të lartë për këto votime. 55% e të pyeturve thanë se të qenurit pjesë e BE-së përbën shumë avantazhe për Gjermaninë, në krahasim me vetëm 10% që e shohin si shumë të dëmshme. 32% shohin një barazi mes benefiteve dhe problemeve.

Ky është vlerësimi më pozitiv për anëtarësimin në BE që kur ky sondazh filloi të zhvillohej në vititn 1992. Zgjedhjet për Parlamentin Europian në gjermani do të zhvillohen më 26 maj.