Ka mbërritur në atdhe trupi i pajetë i major Klodian Tanushit.

Për të pritur trupin e major Tanushit, në Aeroportin “Nënë Tereza” kanë dalë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendësministri Petro Koçi, kolegë ushtarakë nga të gjitha forcat dhe familjarët e të ndjerit.

Ai u përcoll me nderimet më të larta ushtarake nga kolegët e tij ne Letoni.