Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, ka këshilluar yllin e Manchester Cityt, Leroy Sanen, të transferohet në Bayern Munich, duke i thënë se mund të bëhet fytyra e re e kampionit gjerman.

23-vjeçari i prishi marrëdhëniet e tij me Manchester Cityn në pjesën e dytë të sezonit të kaluar duke u aktivizuar vetëm në 5 ndeshje si titullar.

Matthaus, i cili e mban statusin e legjendës në Bayern Munich dhe Gjermani për sukseset e tij gjatë karrierës si futbollist, beson se kushtet dhe rrethanat janë të përsosura që ky transferim të ndodhë gjatë merkatos së verës.

“Unë me të vërtetë mendoj se Bayern Munichut do t’i pëlqente të shpenzonte shumë para. Sane vlen më shumë sesa 80 milionë euro. Në Manchester City, ai nuk është i lumtur dhe klubi është i gatshëm që ta shesë kartonin e tij”, ka thënë Matthaus për ESPN.

“Por, përgjigja kryesore duhet të jetë nga Leroy Sane. A dëshiron ai të vijë në Bayern Munich, po apo jo? Kur ai të thotë PO, Bayerni do ta kontaktojë Manchester Cityt. Bordi i Bayernit ka lidhje të mirë me Guardiolën dhe unë mendoj se ata do ta gjejnë ndonjë mënyrë.

“Gjëja e rëndësishme është që Leroy Sane t’i thotë 100 për qind “PO” Bayern Munichut. Pastaj, ai do të jetë ylli i madh në Gjermani, ndoshta fytyra më e madhe në futbollin gjerman gjatë viteve të ardhshme për shkak të parave që Bayerni do t’i shpenzojë për të. Ai mund të jetë fytyra e re e Bayernit”, përfundoi Matthaus.