Admir Murataj, i konsideruar si truri i super grab*itjes në Rinas një ditë më parë, por që mbeti i vr*arë nga policia, ka përdorur një ma*skë gome, për të humbur cdo gjurmë të tijën.

Në fotot e publikuara nga “BalkanWeb” Murataj duket me flokë të rëna, ndërsa nëse planet do kishin shkuar sipas planit, policia do ishte në kërkim në një personi në dukje krejt tjetër nga ai.

Bëhet fjalë për një maskë gome që përdoret gjerësisht nga grabitësit dhe përveç fytyrës, shkon deri në pjesën e barkut.

Superbragitja u regjstrua mesditën e së martës rreth orës 15:00 brenda pistës së aeroportit “Nënë Tereza”. Dyshohet se autorët kanë qenë 5 me gjithë viktimën.