Nga Anri Bala

Vënia e “kujës”, se vendi na paska mbetur pa gjykata, më kujtoi një shprehje të gjyshes time, që thoshte: “Më mirë djepi bosh, se sa shejtanin brenda!”

Unë nuk e kuptoja atëherë nënoken, por tani më duket fjalë me vend, kur dëgjoj çdo ditë thirrje e britma, se ajo që këto e quanin drejtësi, të mos vdes, por ta mbajmë atë “murtajë” deri sa të vdesim ne… se djalli na duhet. Nuk besoj se ka njeri që nuk e kupton, se si mund të mbroheshin themelet e shtetit, nga këto gjyqtarë e prokurorë, mirëpo ato që i’a nxorrën themelet, e dinë …ndaj ju duhen?!

Kur shikon, se nga kanë ardhur dhe si janë katapultuar në majat më të larta të drejtësisë, të del vetja qejfit dhe rrezikon të marrosesh.

Foleja e maskarenjëve u “nevojitet” sikur edhe për pak kohë PD-së dhe partisë shtojcë të saj LSI! E kërkojnë me paderman dhe e duan ashtu siç ishte… sepse duan të ankimojnë “padrejtësitë”, që po bënë pushteti në kurriz të Kushtetutës, demokracisë, popullit… kur nuk kanë asgjë për të ankimuar. Bëhen për t’i mëshiruar, kur aktrojnë si frikacaku, që luanë rolin e trimit, që ulëret se do bëjë namin dhe kërkon të mos e mbajnë nga krahu, duke u fshehur… pas mbajtësit.

E keqja e tyre është, se u ka ikur nuhatja dhe akoma nuk e kanë kuptuar, se ai djep do jetë bosh, derisa t’i vendosen “pelena” të reja!

Këtu nuk flitet për politikanë, por për hajvan, që çiren e ulërasin, se vendit i mungojnë strukturat e drejtësisë. Po, është e vërtetë, i mungojnë ato struktura, që e mbytën drejtësinë, pra vendit i mungon drejtësia e atyre… padrejtësia jonë. Kur shikon sulme donkoshoteske ndaj reformës, ngelesh i tronditur me këto mostra, që vajtojnë për tufën e “korbave ” të drejtësisë, që po shtegtojnë drejt një rruge pa kthim.

Një politikan pa moral, nga një parti nga më të njollosurat në sy të opinonit publik, si ajo e Vasalit, nuk mundet të deklarohet “dashnore” e reformës, duke kërkuar drejtësi sipas modelit, që kërkon ai dhe partia e tij.

Kësaj i thonë, që krimineli të emëroi prokurorin dhe trupën gjykuese për dënimin e tij. Është lajthitje e madhe mendore, që të dalësh çdo ditë duke qarë, se Reforma në Drejtësi, është e blerë me paratë e drogës. Askush nuk e kupton, se çfarë flet, sepse nuk mund të blehet një Reformë. Reforma është një zinxhirë me qindra nyje dhe as blehet dhe as shitet, por Vasalët e urrejnë, duke na urryer dhe ne, që e duam.

Çoroditja e tyre kalon çdo kufi, kur i marri Vasal, i lidhur me zinxhir para kolibes së partisë, flet për të gjitha krimet që ka bërë partia e tij, si krime të lindura sot, kurse dje ishin moral, sepse shpërbleheshin, merrnin kocka dhe ndonjë thel në tepsi. Tani që djepi dhe tepsia ngelën bosh, “hajvanëria” ka dal sheshit dhe pëllet për të “zgjuar” Europën.

Në fak, ata duhet të heshtin, për të mirën e tyre, por duke mos e kuptuar, se sa më shumë të na e ngacmojnë plagën, aq më shumë na dhemb, do na detyrojnë pa dëshirë, që frikën e tyre t’ua kthejmë në tmerr. Në të vërtetë, janë bërë aq të pështirë sa nuk durohen, as kur heshtin dhe po rrëshkasin çdo ditë e më shumë, drejt degradimit moral, politik dhe fizik.

Koha dhe fryma e harxhuar kot, për të mashtruar dhe gënjyer, për tu hequr ai që nuk je… heroi dhe shpëtimtari, ëshë një stërmundim i madh për Vasalët dhe vandalët e politikës dhe padrejtësisë, që do u kushtoi më shtrenjtë, se ato që u kanë bërë qytetarëve, që po i paralajmërojnë si të pandreqshëm, duke i kujtuar çdo ditë, se ç’pëson kur goja llap… shpina dap”!/EKSKLUZIVE.AL/j.j