Më nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para për t’u dukur më e re. Nuk po themi se duhet t’iu nënshtroheni ndërhyrjeve kirurgjike, por receta e mëposhtme me përbërës natyralë do t’ju ndihmojë të dukeni shumë më e re. Kjo maskë natyrale është e dedikuar për fytyrë dhe i përmban vetëm tre përbërës. Përbërësit: – 1 lugë çaji me vaj kokosi – 1 të bardhë të vezës – Gjysmë luge çaji lëng limoni Instruksionet: Thyejeni vezën në një tas dhe ndajeni të bardhët e vezës nga pjesa e verdhë, pastaj rriheni për pak momente. Kur ta bëni këtë, shtojeni lëngun e limonit dhe vajin e kokosit. Përzieni mirë dhe produkti është gati.

Përdorimi: Për ta përdorur produktin, fillimisht duhet ta pastroni fytyrën mirë me ujë të vakët dhe sapun, ta thani me peshqir dhe tek atëherë e aplikoni maskën. Me gishta i bëni masazh fytyrës në lëvizje rrethore dhe shumë lehtë.  Maskën e lini për 15 minuta, pastaj e pastroni me ujë. Për rezultatet më të mira, përsëriteni këtë procedurë disa herë në javë.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here