Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” me gazetaren Eni Vasili në “Top Channel”, bëri me dije se në Llakatund të Vlorës është gjetur një trup pa kokë, por policia nuk ka nxjerrë asnjë njoftim për këtë ngjarje.

Pas deklaratës së Kryemadhit ka reaguar edhe Policia e Shtetit me nje mesazh drejtuar drejtueses se emisionit Eni Vasili, duke e quajtuar këtë ngjarje spekulative e dashakeqese

Deklarata e kryetares se LSI sot ne emisionin ‘Open’, per nje ngjarje te rende te pretenduar se ka ndodhur ne Vlore, eshte teresisht e pavertete dhe me e pakta spekulative e dashakeqese.

Me pergjegjesi, Policia e Shtetit deklaron se nuk ka evidentuar asnje ngjarje te tille. Dhe me tej, nuk ka asnje ngjarje te fshehur.

Deklarata e Policisë së Shtetit