Një dasmë madhështore duket se do të zhvillohet këtë vit, por ende nuk dihet data dhe vendi.Justin Bieber dhe Hailey Baldwin shkuan në gjendje civile të enjten (13 shtator) për t’u martuar.

Disa dëshmitarë thanë se çifti hyri brenda zyrave në Nju Jork dhe Justin ishte shumë i emocinuar. Sipas tyre, ai po qante dhe në një moment i tha të dashurës, “Mezi pres të martohem me ty.”

Sipas TMZ ata janë martuar, por ende nuk është konfirmuar. Një burim tjetër tregon se çifti ka menduar të realizojë një dasmë jashtë vendit.