Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elispa Spiropali shprehet se sot qeveria ka firmosur një marrëveshje tripalëshe, e cila në thelb, ka si synim shtimin e kontrollit të qytetarëve mbi proceset vendimmarrëse.

Ajo shton mes tjerash se Parlamenti do të fuqizojë funksionin e tij legjislativ dhe mbikëqyrës, ndërsa kjo tha Spiropali do të bëjë që edhe administrata të përmbushë të gjitha detyra në mënyrë rigoroze, pasi kontrolli i qytetarëve do të jetë më i fortë.

“Kënaqësi që arritëm sot nënshkrimin e marrëveshjes për projektin mbi mbështetjen ndaj Kuvendit të Shqipërisë 🇦🇱 Falenderim i veçantë për partnerët tanë në këtë iniciativë, Ambasadën Zviceriane 🇨🇭 për kontributin e dhënë dhe OSBE për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pandërprerë kundrejt Parlamentit Shqiptar. 🙂

Përmes kësaj marrëveshjeje trepalëshe do të shohim qytetarë më aktiv gjatë proceseve vendimmarrëse, një Parlament i cili do të fuqizojë 💪🏻funksionin e tij legjislativ dhe mbikëqyrës si dhe një administratë që do të përmbushë detyrat e saj në mënyrën më efikase të mundshme.🤝🏻”-shkruan Spiropali