Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se Turqia nuk do të marrë asnjë hap prapa nga marrëveshja raketore S-400 me Rusinë. “Ka një marrëveshje. Ne jemi të vendosur. Nuk është në konsideratë për të marrë hap prapa” u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll. Në vitin 2017, Turqia vendosi të blejë sistemin S-400 pas përpjekjeve të zgjatura pa sukses për të blerë sistemet e mbrojtjes ajrore nga SHBA.

Megjithatë, zyrtarët e SHBA-ve kanë këshilluar Turqinë për të blerë sistemin e raketave Patriot në vend të atij S-400 nga Moska, duke argumentuar se është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s. Turqia është përgjigjur se refuzimi i SHBA-ve për të shitur ato Patriot ishte shkaku që e detyruan Turqinë të kërkojë shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia ofroi një marrëveshje më të mirë, duke përfshirë transferimet e teknologjisë. “Ne mund të marrin hap për Patriotët, nëse ka një ofertë pozitive siç bëri Rusia”, theksoi Erdoğan, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë pozitive nga ana e SHBA-ve.