Interi duket se do të bëjë biznes me Realin e Madridit. Bëhet fjalë për një rikthim te zikaltërit dhe emri i tij është Mateo Kovaçiç. Aktualisht pjesë e Çelsit ku po qëndron si i huazuar.

Kroati duket pranë rikthimit, ku sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Marota ka kontaktuar drejtuesit e Realit për të kuptuar nëse ekziston mundësia që kroati të rikthehet në Milano.

Sondazhi ka qenë i suksesshëm, por nuk përfundon këtu, pasi duhet pyetur fillimisht lojtari, pasi ai ka deklaruar se në Londër ndihet mirë. Ajo që dihet me saktësi është se Kovaçiç vështirë se do të dojë të rikthehet te Reali, ku nuk fiton minuta. Formula mbetet e paqartë, huazim apo 30 milionë euro për madrilenët. Kujtojmë se Kovaçiç luajti 80 ndeshje me fanellën zikaltër dhe realizoi 5 gola.