Kryeprokurorja Arta Marku ka kritikuar ashpër prokurorët e Tiranës në analizën vjetore. “Ngarkesa duket se ka ulur cilësinë dhe efiktevitetin në punë.

Nuk jeni përqendruar në cështjet sa duhet. Cështje mjaft të rëndësishme janë zvarritur pa justifikim, rrinë në sirtar prej vitesh me një mungesë të theksuar përgjegjësie. Për pastrim parash janë regjistruar shumë pak cështje. Kjo situatë nuk i përgjigjet realitetit dhe Shqipëria mund të penalizohet. Hetimet janë të pakta.

Përgjegjësia është e secilit prej jush dhe në një moment secili do të mbajë përgjegjësinë që i takon. Kërkoj që të vijoni që të punoni dhe kryerjen e veprimeve hetimore. Nëse veprohet shpejt nuk u lihet hapësirë spekulimeve.

Bëni kujdes me deklaratat publike, pasi rrezikoni funksionin primar, atë të hetimeve. Prokuroria nuk mund t’u përgjigjet politikës cdo herë me deklarata” tha ajo.